DVP Fier Sqarim/Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku një qytetar pretendon se në fshatin Suk, Roskovec, janë mbjellë bimë narkotike cannabis sativa, ju sqarojmë se:
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin permanent të territorit në të gjithë qarkun Fier me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, falë edhe mbështetjes dhe denoncimeve të adresuara nga qytetarët. Shërbimet e Policisë kanë kryer jo njëherë por disa herë kontrolle në këtë zonë dhe rezulton se në këto toka të shfaqura në video, janë të kultivuara prodhime bujqësore.
Duke vlerësuar videon e publikuar në rrjetet sociale, shërbimet e Policisë kanë bërë përsëri kontrollin e territorit në këtë zonë dhe rezulton se në këto toka janë të kultivuara prodhime bujqësore.
Për sa i përket pretendimit të qytetarit se e ka denonuar dy herë këtë rast në Komisariatin Dixhital, sqarojmë se pasi janë bërë verifikimet nga shërbimet e Policisë për informacionin e dhënë, qytetarit i është kthyer përgjigje nga Komisariati Dixhital.
DVP Fier fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.