Lushnjë/I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke, procedohet penalisht nga Policia.
Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T. Z., banues në Pluk, Lushnjë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me dru frutorë dhe shkurre.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.
—
Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për një shtetas 16 vjeç, banues në Kurjan, Roskovec, pasi në oborrin e banesës së tij, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin H. R., 54 vjeç, banues në Levan, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi është konstatuar duke prerë disa pemë, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.