Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Finanaciar në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. Z., banues në Mbrostar Ura, Fier, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi shtetasi B. K. ka kallëzuar se në vitin 2006, shtetasi E. Z. i ka marrë me anë të mashtrimit një sipërfaqe toke.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit:
D. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur xhiron ditore në kompaninë ku punon si agjent shitjesh;
Xh. Xh., 21 vjeç, banues në Pluk, Lushnjë, pasi është autor i dyshuar i vjedhjes së biçikletës së shtetases Z. S., 20 vjeçe.
Po nga këto struktura, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. C., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, pasi në tokën e tij ka hedhur inerte të cilat kanë prishur strukturën e tokës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.