DVP Fier – Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Mallakastër/ Ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave, procedohet penalisht një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin Gj. Sh., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij në fshatin Hekal, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke (kullotë).

Divjakë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin L. Xh., 48 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin B. D., 21 vjeç, të dy banues në Ferras, Divjakë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një sasi parash në arkën e kishës së fshatit Remas.
Gjithashtu, dyshohet se këta janë edhe autorët që tentuan të vidhnin arkën e kishës së fshatit Xengë, Divjakë.

Lushnjë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasen M. G., 51 vjeçe, banuese në Itali, pasi në një lokal në Lushnjë, ka vjedhur celularin e shtetases D. K.

Fier/ Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në aksin rrugor Fier-Levan, duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit, automjetin tip “Benz”, është përfshirë në një përplasje me dëme materiale, me automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin N. M.

Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasja S. P., 32 vjeçe, banuese në Fier, se bashkëshorti i saj, shtetasi J. P., 42 vjeç, është larguar nga banesa në datë 26.03.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 42-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.