DVP Fier
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.
Arrestohen në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
*Në vijim të punës dhe kontrolleve për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, në lagjen “Liri Gero”, Fier, në lokalin e administruar nga shtetasi A. Sh., u gjet dhe u sekuestrua 1 pajisje elektronike në të cilën organizonte lotari të palejuara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 50 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.
* Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 38 vjeç, pasi ka kanosur ish bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.
* Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 58 vjeç, pasi është kapur duke drejtuar motomjetin i pa pajisur me leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.