DVP Fier – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 30 vjeç, banues në Petovë, Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin R. C., 57 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 44 vjeç, banues në Arapaj, Roskovec, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur me fjalë, një shtetas. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. D. u gjet një pushkë sportive me ajër, që e mbante pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. L., 59 vjeç, me detyrë inxhinier në një firmë ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme, gjatë kryerjes së punimeve nga kjo firmë, në Mallakasër, është dëmtuar shtetasi G. M., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 28.04.2023, në fshatin Rreth Libofshë, është gjetur nga familjarët, pranë banesës, i vetëvarur, shtetasi A. T., 55 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.