DVP Elbasan – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh kapën dhe ndaluan shtetasin E. B., 31 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur disa artikuj në magazinën në pronësi të shtetasit A. Zh. Nga veprimet hetimore dyshohet që 31-vjeçari të jetë autor edhe i vjedhjes së disa materialeve në magazinën në pronësi të shtetasit A. Xh., 42 vjeç.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, për shtetasin F. K., 68 vjeç, banues në Belsh, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, pasi dyshohet se i ka pushtuar një sipërfaqe toke, shtetasit S. XH., 61 vjeç, në fshatin Çepë.

Në Komisariatin e Policisë Librazhd është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi E. Z., 30 vjeç, banues në Librazhd, i cili ka deklaruar se i është larguar nga banesa motra e tij, shtetasja M. Z., 31 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.