DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. D., 31 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në lagjen “Partizani”, shërbimet e Policisë i kanë gjetur gjatë kontrollit fizik, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka përplasur automjetin e tij me një automjet tjetër dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lië për shtetasit:
-B. A., 47 vjeç dhe J. M., 30 vjeç, të dy banues në Librazhd, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-A. B., 43 vjeçe, banuese në Librazhd, pasi ka kanosur me fjalë dhe mesazhe një 36-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.