Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. G., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata;
S. D., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka dalë jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. D., banues në fshatin Malasej, Cërrik, pasi ka ndezuar zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. L., 31 vjeç, banues në fshatin Qukës, Librazhd, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;
E. K., 64 vjeç, banues në Gramsh, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, në aksin rrugor Gramsh-Çekin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.