DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
T. Q., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasen F. G., 31 vjeçe dhe fëmijën e saj 8 vjeç, këmbësorë, të cilët pasi morën mjekim u larguan në banesë;
-A. K., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Sh., 75 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin G. Zh., 51 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. G., 23 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. H., 38 vjeç, banues në Belsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.