DVP Elbasan – Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra penale të ndryshme

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi mesditën e djeshme, ka kallëzuar një shtetas 70 vjeç, se gjatë punës si roje e një shkolle 9-vjeçare, shtetasi D. K., për motive të dobëta, e ka goditur me shuplakë, në fytyrë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. K., 46 vjeç, banues në Prrenjas, pasi duke prerë një pemë në tokën e tij, nga pakujdesia, ka dëmtuar telat që furnizojnë fshatin Qukës, me energji elektrike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.