DVP Elbasan/Njoftime

DVP Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • A. S., 28 vjeç, banues në Gramsh, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si edhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë;

B. N., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit K. Sh., 25 vjeç, 2 shtetas të mitur 10 vjeç dhe 15 vjeç, si edhe S. Sh., 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë më pas në spital.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Rr., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi është kapur në flagrancë jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.

Po nga këta specialistë u shpall në kërkim shtetasi D. S., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (shishe), shtetasin P. J., 44 vjeç.

Po për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve R. J., 37 vjeç, L. J., 39 vjeç dhe E. S., 34 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh shpallën në kërkim shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Gramsh, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë, një 27-vjeçar.

Vijon puna për kapjen e shtetasve D. S. dhe A. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Elbasan, për veprime të mëtejshme.