Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme, për kapjen e personave në kërkim.
Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i kërkuar për kultivim të rreth 400 fidanëve kanabis, në vitin 2021, në njësinë administrative Sultë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sulta”, kapën dhe ndaluan shtetasin A. D., 32 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në korrik të vitit 2021, në tokën në pronësi të 32-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, si rezultat i kontrolleve masive të territorit, kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike, gati për t’u mbjellë.
—
Në vijim, strukturat e Policisë së DVP Elbasan vunë në pranga edhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit B. K., 36 vjeç, dhe S. Ç., 30 vjeçe (bashkëjetues), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, duke drejtuar automjetin, është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin M. T., dhe për pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮️🇦🇱