DVP Elbasan – Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një tjetër, për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i dy vjedhjeve

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i dy vjedhjeve.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. M., 30 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lavazhit të marrë me qira iu gjetën dhe sekuestruan 7 doza me lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. G., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi iu gjet një dozë me lëndë narkotike kanabis që ia kishte blerë shtetasit Xh. M.

—-
Në vijim të zbatimit të planit të masave nga Policia Rrugore, për parandalimin e aksidenteve rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, si dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve te mjeteve që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt, specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. O., 47 vjeç, banues në Tiranë dhe A. K., 33 vjeç, banues në Peqin, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur; E. M., 29 vjeç, banues në fshatin Klos, Cërrik, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

—–

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd u kap dhe ndalua shtetasi A. O., 17 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet si autor i dy vjedhje të ndodhura në qytetin e Përrenjasit, konkretisht:

Më datë 26.07.2020 dyshohet se ka vjedhur me thyerje në xhaminë e qytetit të Përrenjasit, ku ka marrë 10.000 lekë.

Më datë 28.09.2020 dyshohet se ka vjedhur 20.000 lekë dhe një varëse floriri në banesën e shtetasit A. B.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.