Durrës – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta kushëririn e tij, shtetasin L. L., 28 vjeç, banues në Durrës.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit Xh. L., 48 vjeç dhe Sh. L., 45 vjeç (vëllezër), pasi janë përfshirë në konfliktit me kushërinjtë e tyre.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. Rr., 53 vjeç, banues në fshatin Mafsheq, Krujë, pasi në fshatin Nojë, duke drejtuar mjetin tip “Rexton”, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi S. Rr ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.