DVP Durrës/Zbardhen dhe dokumentohen ligjërisht, rrethanat e aksidentit rrugor të ndodhur mëngjesin e djeshëm, në fshatin Jubë, ku humbi jetën një 66-vjeçar.
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, në fshatin Jubë, shtetasi Q. T., 66 vjeç, humbi kontrollin mbi drejtimin e motomjetit që i doli nga rruga dhe për pasojë, 66-vjeçari humbi jetën, ju bëjmë me dije se:
Grupi hetimor ka iniciuar menjëherë veprimet proceduralo-hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të aksidentit. Ka rezultuar se shkak për daljen nga rruga të motomjetit që drejtohej nga shtetasi Q. T., ka qenë përplasja nga automjeti me drejtues shtetasin A. Z., i cili është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit A. Z., 64 vjeç, banues në Manzë, Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.