Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qarkut Durrës.
Takimet e radhës u zhvilluan nga ndihmësspecialisti i DVP Durrës për edukimin në shkolla, në bashkëpunim me stafet e shkollave 9-vjeçare “Shaqe Mazreku” në prani të psikologëve të këtyre shkollave.
Gjatë takimeve u bashkëbisedua me nxënësit për tema si:
✅Dhuna në përgjithësi;
✅Bullizmi dhe format e tij;
✅Shkaqet dhe pasojat e bullizmit;
✅Siguria e nxënësve në internet.
Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese për nxënësit, si dhe iu shpërndanë atyre fletëpalosje me informacione dhe kuriozitete mbi fushën e sigurisë.
#PoliciShkollë️
#Përsigurinëtuaj ✅
#Sëbashkupërnjëkomunitettësigurtë



