DVP Durrës – Vihen në pranga 2 shtetas

Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh bënë ndalimin e shtetasit në kërkim D. S., 19 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. J., 64 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin S. S., që po lëvizte më biçikletë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.