DVP Durrës
Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. Sh., 57 vjeç, banues në Kavajë, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasen D. C., 59 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ka ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, një mur ndarës, duke dëmtuar pronën e një shtetaseje tjetër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.