DVP Durrës
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit:
F. B., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin D. P., këmbësor, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve;
G. V., 24 vjeç, banues në Kavajë, pasi automjeti që drejtonte ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi K. M., 67 vjeç, banues në Kavajë, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve;
I. B., 50 vjeç, banues në Kavajë dhe A. P., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.