Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
B.V.,61 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike,si dhe ka kërcënuar me thikë bashkëshorten e tij.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjëndje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:
I.T.,38 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore në lagjen nr.6, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.
A.K., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i mjeti në mënyrë të pa rregullt”