Dibër
Vodhi para dhe sende me vlerë, në një banesë, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
Në momentin e arrestimit, 32-vjeçarit iu gjet një dokument identifikimi fals.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast vjedhjeje në një banesë, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien të pranga të autorit të kësaj vjedhjeje.
Si rezultat i veprimeve proceduralo-hetimore, u arrestua shtetasi Xh. B., 32 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë (bizhuteri), në banesën e një shtetasi.
Në momentin e arrestimit, shtetasit Xh. B. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti romune e dyshuar e falsifikuar.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Strukturat hetimore të DVP Dibër referuan materialet procedurale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin H. R., 38 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se përmes mashtrimit, i ka marrë shumën 1000 euro, një shtetasi, me pretendimin se do t’i siguronte djalit të të dëmtuarit, një kontratë pune në Gjermani. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. R., si dhe për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.