DVP Dibër
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin N.Ç., 53 vjeç, banues në Dibër, pasi kishte dalë jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila i kishte caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Po nga këto shërbime, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F.P., 42 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke transportuar me një mjet tip kamionçinë, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H.M., 30 vjeç, banues në Bulqizë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin G.K.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.