DVP Dibër – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lire 1 tjetër

DVP Dibër/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lire 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin U. T., 45 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, në vijim të punës hetimore të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Dibrës, me fokus evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, vunë në pranga shtetasin V. M., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qenë i përfshirë në një rast të shitjes së lëndëve narkotike, të goditur më parë. Vijojnë hetimet me qëllim dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 27-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe vënien në pranga të bashkëpunëtorëve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një pistoletë shenjëdhënëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.