DVP Dibër/ Plan masash në të gjithë qarkun për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Në Dibër, u arrestua një 25-vjeçar, pasi u kap duke lëvizuar me armë të ftohtë (thikë) me vete.
Në Bulqizë, u godit një rast i kundërligjshëm i lojrave të fatit, ku u procedua penalisht 57-vjeçari.
Gjithashtu procedohen penalisht dhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Strukturat Hetimore të DVP Dibër, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, dhe goditjet e njëpasnjëshme ndaj çdo paligjshmërie, si dhe bazuar në inteligjencën policore se një i ri, qarkullonte me automjet dhe në të mbante armë të ftohtë dhe sende të tjera prerëse, kanë organizuar punën për kapjen dhe ndalimin e tij.
Si rezultat, në hyrje të qytetit të Peshkopisë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Benz”, që drejtohej nga një 25-vjeçar, dhe gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë i gjetën të fshehur një armë të ftohtë (thikë) dhe një send prerës (sëpatë), të cilët sëbashku me mjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.S., 26-vjeç, banues në fshatin Brezhdan.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë intensifikuar kontrollet në subjektet tregtare, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të lojërave të ndryshme të fatit, në kundërshtim me ligjin. Si rezultat, u konstatua një tjetër rast i kësaj veprimtarie, për të cilin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin L.P., 57 vjeç banues në Bulqizë.
Në ambientet e lokalit të tij, Policia gjeti dhe sekuestroi dy kompjutera ku kishte instaluar programe për vënien e basteve sportive.
-Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin e miturit K.S., 16 vjeç, banues në Burrel, pasi në lagjen “Partizani”, për motive të dobta ka goditur me një mjet përforcues (dorezë metalike) , një 15-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore.
-Po nga këto shërbime, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E.K., 26 vjeç, banues në Burrel, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, i’u gjet një sasi e vogël canabis sativa.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A.D., 27 vjeç, banues në Bulqizë, pasi për motive të dobta ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit F.H.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorise Pranë Gjykates së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.