DVP Dibër
Ndezi zjarr në tokën e tij, për djegien e barishteve, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një siperfaqe e madhe toke, reagimi i menjëhershëm i Policisë , çoi në identifikimin dhe procedimin penalisht të autorit të zjarrvënies.
Shërbimet e Policisë së Dibrës pas marrjes së njoftimit se në fshatin Pollozhan, kishte rënë zjarr dhe zjarri po përhapej me shpejtësi, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes sëbashku me shërbimin zjarrfikës, të cilët vunë nën kontroll zjarrin dhe bënë të mundur fikjen e tij.
Ndërkohë strukturat hetimore të Policisë së Dibrës, falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore bazuar dhe në inteligjencën policore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasin F.E., 55 vjeç, banues në Dibër.
Nga veprimet hetimore rezultoi se 55-vjeçari, kishte ndezur zjarr për të djegur disa barishte, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh, me barishte dhe shkurre.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.
-Po nga këto shërbime, u referuan materialet procedurale në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit E.Sh., 32 vjeç; E R., 27 vjeç, banues në Peshkopi. Këta shtetas për motive pronësie janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin.
-Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi është dërguar në spital nga familjarët, pa shenja jete shtetasi P.K., 45 vjeç, banues në Ostren. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i vdekjes së 45-vjeçarit, ka ardhur si pasojë e atakut kardiak.
Matetialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.