Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin Xh.A., 38 vjeç, banues në Burrel, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S.F., 47 vjeç, banues në Dibër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në vendin e quajtur “Piramida”, fshati Trebisht, është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasi I.D., 65 vjeç. Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se 65-vjeçari, ka humbur jetën si pasojë e atakut kardiak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.