DVP Dibër – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

DVP Dibër/ Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin S.C., 55 vjeç, banues në fshatin Topojan, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit : M.E., 26 vjeç; O.M., 43 vjeç; E.Gj., 38 vjeç; A.Sh., 44 vjeç; të gjithë banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, posedonin një faqe online ku reklamonin produkte shtëpiake, dhe nëpërmjet saj kanë mashtruar shtetasen D.H., në shitjen e një produkti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.