DVP Dibër/Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohen penalisht dy të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Ndezi zjarr për djegien e barishteve , dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një siperfaqe me bimësi, identifikohet dhe procedohet penalisht autori i zjarrvënies.
Shërbimet e Policisë së Bulqizës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Topojan, kishte rënë zjarr, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes sëbashku me shërbimin zjarrfikës, të cilët vunë nën kontroll zjarrin dhe bënë të mundur fikjen e tij.
Ndërkohë strukturat hetimore të Policisë së Bulqizës, falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore bazuar dhe në inteligjencën policore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasin R.C., banues në fshatin Topojan.
Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, kishte ndezur zjarr për të djegur disa barishte, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe shkurre.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.
-Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në DVP Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin S.K., 47 vjeç, banues në Mat, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, në gjendje të dehur.
-Po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S.Ç., 56 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ditën e djeshme në vendin e quajtur ‘Kthesa e Krastës”, humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti doli nga rruga. Për pasojë mbetën të lënduar jashtë rrezikut për jetën 4 pasagjer që udhëtonin me të.
Matetialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.