DVP Dibër/Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan shtetasin R.H., 45 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Po nga këto shërbime, u refreruan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I.L., 41 vjeç, banues në Peshkopi, pasi u kap duke transportuar lëndë drusore, të prera në mënyrë të paligjshme.
Shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 32 vjeç, banues në Peshkopi, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, u referuan matrialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në rrugën rurale në fshatin Ostren, Bulqizë, shtetasi zvicerjan R.Z., 57 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit të tij dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka mbetur i lënduar. 57-vjeçari, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.