DVP Berat/U referua fillimisht si ngjarje aksidentale, pas hetimeve të thelluara, zbardhet ngjarja në të cilën mbeti i lënduar rëndë një 63-vjeçar, i cili më pas humbi jetën në spital

DVP Berat

Dimal/U referua fillimisht si ngjarje aksidentale, pas hetimeve të thelluara të Policisë, në bashkëpunim me AMP, zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 29.06.2022, ku mbeti i lënduar rëndë një 63-vjeçar, i cili më pas humbi jetën në spital.

Identifikohet dhe vihet në pranga shtetasi që aksidentoi me motomjet 63-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Dimal, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nisur nga dyshimet e krijuara për ngjarjen e ndodhur më datë 29.06.2022, në aksin rrugor “Samatic – Drenovicë”, ku mbeti i dëmtuar rëndë shtetasi K. H., 63 vjeç, i cili më pas, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën në spital, thelluan hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Më datë 29.06.2022, u gjet në rrugë, i rrëzuar nga biçikleta, shtetasi K. H. Në bazë të dyshimeve të krijuara se 63-vjeçari nuk ishte rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, siç u raportua fillimisht, por ishte goditur nga një mjet tjetër, gjithashtu bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, falë bashkëpunit me AMP, u referuan materialet në Prokurori, si dhe u bë regjistrimi i procedimit penal, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë i mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë me prova ligjore i kësaj ngjarjeje, si dhe ndalimi i shtetasit E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Drenovic, Dimal, për veprat penale të lartpërmendura. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 29.06.2022, në aksin rrugor “Samatic-Drenovicë”, rreth orës 20:00, shtetasi E. D., duke drejtuar një motomjet, pa targa, ka goditur shtetasin K. H., i cili ka qënë duke drejtuar biçikletën dhe është larguar nga vendngjarja. Si pasojë e goditjes me motomjet, 63-vjeçari është rrëzuar nga biçikleta dhe ka marrë dëmtime të rënda në kokë, si pasojë e të cilave humbi jetën në spital, në datën 30.06.2022.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin P. B., 40 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Berat/Më datë 08.07.2022, ka bërë kallëzim shtetasja D. K., 37 vjeçe, banuese në lagjen “30 Vjetori”, Berat, se nëna e saj, shtetasja T. K., 75 vjeçe është larguar nga banesa, më datë 06.07.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.

Matetialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.