Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Berat referuan materialet në Prokurori, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin K. Ll., 28 vjeç, pasi në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme tregtare, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike, goditen 3 raste të informalitetit. U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit:
-A. M., 32 vjeç, G. V., 53 vjeç dhe S. A., 25 vjeç, pasi si rezultat i kontrolleve të ushtruara, nga shërbimet e Policisë, në bizneset që ata administronin, u konstatuan mangësi në dokumentacion dhe punonjës të pasiguruar.
Berat/Informacion paraprak-Gjatë natës, në lagjen “Muzakaj”, Berat, shtetas ende të paidentifikuar, kanë vjedhur 10 000 lekë të rinj, në Zyrën Postare Nr.2. Vijon puna intensive për identifikimin e kapjen e autorit/ëve, si dhe për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.