DVP Berat/Arrestohen 2 shtetas, pasi drejtonin automjetet, në gjendje të dehur dhe procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit B. Z., 50 vjeç, banues në Roskovec dhe V. J., 58 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin përkatës, në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y.M., 60 vjeç, banues në Poliçan, pasi është kapur teksa transportonte me kamion, disa pllaka guri dekorative që dyshohet se i ka nxjerrë nga terreni i malit të Tomorit, në mënyrë të kundërligjshme.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. Sh., 50 vjeçe, me detyrë mjeke në spitalin rajonal të Beratit, pasi ka bërë kallëzim shtetasi F. H., se 50-vjeçarja ka neglizhuar trajtimin mjekësor të bashkëshortes së tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. N., 52 vjeç, dhe G. M., 40 vjeç, pasi kryenin aktivitete ekonomike (vendparkime automjetesh), pa u regjistruar në organet kompetente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.