Durrës – Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, arrestohet në flagrancë një shtetas tjetër

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, arrestohet në flagrancë një shtetas tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 23.09.2020, pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. I., 54 vjeç, banues në Durrës, i cili pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. O., 53 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt (me beton dhe profile hekuri), pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.