Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të kontrolleve në kuadër të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin:
P. Ç., banues në fshatin Mallkuç, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 5 kg. lëndë narkotike cannabis sativa.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Krujës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 58 vjeç, banues në Luz, Krujë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:
J. S., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, pa leje drejtimi.
M. N., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Punto” në gjendje të dehur.
K. B., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Xhafzotaj, Durrës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.