Durrës – Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.
Operacioni i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, të cilët nëpërmjet aparateve të tyre celular, organizonin aktivitetin e lotarive të palejuara.
Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë vijuar kontrollet e befasishme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në qytetin e Durrësit.
Si rezultat i kontrolleve, në lagjen nr. 17, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:
O. P., 47 vjeç dhe R. D., 24 vjeç, banues në Durrës, si dhe u proceduan penalisht shtetasit:
Dh. B., 33 vjeç, I. K., 40 vjeç dhe N. H., 56 vjeç, banues në Durrës.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke organizuar dhe ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara (baste sportive), nëpërmjet aparateve të tyre celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.