Durrës – Vijon operacioni policor i koduar “Bregdeti i lirë”

Policia e Durrësit, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit.

Vijon operacioni policor i koduar “Bregdeti i lirë”.

Lirohen hapësira në vijën bregdetare, në zonën e plazhit, në lagjen nr. 13.

Procedohet penalisht një shtetas që kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse.

Sekuestrohen 20 komplete me çadra dhe shezlongë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në kuadër të plan-operacionit “Bregdeti i lirë”, kanë vijuar kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjekte të ndryshme, që vendosin komplete me çadra dhe shezlongë.

Si rezultat i kontrolleve, u konstatua dhe u bë lirimi i hapësirës publike, në bregdet, në lagjen nr. 13, duke hequr 20 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa lejen përkatëse.

Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin:

– Ll. M., 54 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.