Durrës/Vijojnë kontrollet për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje.
Në kuadër të operacionit “Sukthi’, Policia ushtroi kontroll në banesën e 32-vjeçarit të shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, Policia gjen dhe sekuestron një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Vihet në pranga babai i 32-vjeçarit, për armëmbajtje pa leje.
Vijojnë kontrollet për kapjen e 32-vjeçarit.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Sukthi”, ushtruan kontroll në banesën e 32-vjeçarit F. D., i shpallur në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg”, në mungesë, për plagosje të rendë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe dy krehra pistolete me 18 fishekë luftarak, ndërsa 32-vjeçari nuk është gjetur në banesë.
Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 32-vjeçarit F. D.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.