Durrës – Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

G. M., 25 vjeç, S. M., 25 vjeç dhe I. S., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Zvicër, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. Xh., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin F. Xh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka marrë me forcë në makinë, ish-bashkëshorten e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 65 vjeç, banues në Manzë, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.