Durrës/Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
•Specialistët e Seksionit për Kontrollin e Kontenierëve në PKK Port Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin H. L., 52 vjeç, banues në lagjen nr. 1, pasi teksa ishte në detyrë, përgjegjës turni në degën doganore të portit të Durrësit, ka lejuar të dalë nga zona e portit, një kontenier që ishte markuar nga skaneri, me shenjë të verdhë, shenjë e cila përbën detyrim për t’u kontrolluar nga punonjësi i degës doganore.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-vunë në pranga shtetasin I. S., 46 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi ka kallëzuar një 42-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur;
-ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Qerim Lasku, 60 vjeç, banues në fshatin Manzë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 3 muaj burgim, për vjedhje të energjisë elektrike;
-arrestuan shtetasit S. P., 50 vjeçe dhe S. P., 27 vjeç, nënë e bir, të dy banues në Shënavlash, pasi 50-vjeçarja ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj, ndërsa 27-vjeçari i ka dëmtuar automjetin kësaj shtetaseje;
-arrestuan shtetasin G. B., 49 vjeç, banues në lagjen nr. 18, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 48 vjeç, banues në fshatin Qerret, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.