Goditen 2 raste të organizimit të lotarive të palejuara, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Në pranga dhe 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjetin në mënyrë të parregullt.
U konstatua duke ushtruar aktivitet pas orarit të lejuar, ndëshkohet me masë administrative pronari i subjektit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme që përdoren apo përshtaten për organizimin e lotarive të palejuara, arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. Sh., 46 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës dhe D. K., 21 vjeç, banues në lagjen nr.17, Durrës, pasi janë kapur në flagrancë duke organizuar lotari të basteve sportive, në ambientet e lokaleve të tyre.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, për zbatimin e masave anticovid, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një subjekt që ushtronte aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Pronari i këtij subjekti, shtetasi E. S., banues në Durrës, është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të Aktit Normativ.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
K. V., 59 vjeç, V. M., 54 vjeç dhe B. A., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet përkatëse, pa leje drejtimi;
P. V., 40 vjeç, banues Durrës, pasi është kapur duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.