Durrës – Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin L. C., 29 vjeç, banues në Deçan, Kosovë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin G. P., 58 vjeç, banues në lagjen nr. 14/1, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rrethanave të qarkullimit”, shtetasin D. B., 21 vjeç, banues në Krujë, pasi automjeti që drejtonte 21-vjeçari, ka përplasur automjetin me drejtuese shtetasen A. K., 32 vjeçe, banues në Laç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Po nga këta specialistë u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit I. M., 40 vjeç dhe E. H., 39 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.