Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti.
Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi P. K., 47 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin S. Y., 24 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, jashtë banese, në shkelje të masës e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për dhënie ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin L. S., 34 vjeç, banues në Kurbin, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, jashtë banese, në shkelje të masës e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.