Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasin F. H., 46 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, në tentativë për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin M. H., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi në Port, Durrës, dyshohet se ka vjedhur pjesë të ndryshme të automjeteve të bllokuara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin D. M., 46 vjeç, banues në Xhavzotaj, Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.