Durrës – Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin:

G. T., 29 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një shkop metalik si ato që përdoren nga Policia.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

E. E., 43 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

A. M., 41 vjeç, banues në Krujë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin K. L., këmbësor, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

Sh. K., 59 vjeç, banues në Kruaten, Durrës, pasi është kapur duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.