Durrës – Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin P. Sh., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit: G. Sh., 40 vjeç, K. Xh., 48 vjeç dhe D. K., 25 vjeç, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Më datë 04.02.2022, shtetasja A. P., 45 vjeçe, banuese në fshatin Borizanë, Krujë, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa, vajza e saj.

Më datë 04.02.2022, shtetasi T. M., 42 vjeç, banues në Sukth, Durrës, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa, vajza e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.