Durrës – Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 2 prej tyre në kërkim

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim A. Rr., 44 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Po nga këto struktura u ndalua shtetasi në kërkim Erjon Beshiri, 34 vjeç, banues në Mat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale” Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Manzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. I., 35 vjeç, banues në fshatin Kullë, Sukth, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 63 vjeç, banues në lagjen nr.14 Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, si dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. C., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi duke pretenduar bashkëpronësi mbi banesën e motrës së tij, ka hyrë pa pëlqimin e saj në këtë banesë, si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj së motrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.