Komisariati i Policisë Durrës
arrestoi në flagrancë shtetasin A. L., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
arrestoi në flagrancë shtetasin A. G., 32 vjeç, banues në Durrës, si dhe po punon për kapjen e shtetasit S. R., 35 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa produkte në një supermarket.
Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasit L. S., 34 vjeç, banues në Elbasan dhe E. E., 30 vjeç, banues në Synej, Kavajë, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.