Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin A. T., 56 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh ndaluan shtetasin Sh. C., 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi i ka vjedhur çantën e dorës me sendet personale dhe një sasi të hollash, një shtetasi.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasit:
F. S., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin K. L., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve;
E. B., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet kamion me drejtues shtetasin B. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.