Durrës – Vihen në pranga 4 shtetas, 2 prej tyre në kërkim

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim Marjan (Martin) Cara, 37 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 1 vit, 5 muaj e 22 ditë burg, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L. H., 39 vjeç, banues në Vorë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur në një objekt të dëmtuar nga tërmeti.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasen në kërkim F. K., 21 vjeçe, banues në Krujë, pasi më datë 09.03.2022, i ka vjedhur celularin, 1 varëse floriri dhe një sasi të hollash, shtetasit E. C.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. C., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.